Konkurs për art pamor në Zvicër

0
390

Shoqata e krijuesve dhe shkrimtarëve në Zvicër është e organizuar për të bashkuar krijues dhe artdashës në Zvicër.

Para pandemisë shoqata ka qenë më aktive në projekte artistike, si në promovime librash, mbrëmbje poetike, konkurse e botime të ndryshme.

Por edhe në pandemi kjo shoqatë e ka vlersuar me përkushtim të lartë artin  e krijuesve mërgimtarë.

Së fundmi kanë shpallur një konkurs për art pamor.

Qëllimi i këtij konkursi është të tregojë vëmendje ndaj artistëve dhe të vihen në pah vlerat artistike.

Ky konkurs garues do të bashkojë shumë piktorë .

Por nga cilat zhanre krijuese do të lejohen dhe si është organizuar juria, sa çmime do të ndahen, a do të ketë një ekspozitë në fund të kësaj gare, për këtë flasim me z.Bujar Salihu nga Kryesia e Shoqatës së Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Zvicër .

Bujar Salihu : ” Konkursin e kemi shpallur për të nderuar artisët shqiptarë.

Të drejtë pjesmarrjeje kanë të gjithë krijuesit shqiptarë nga Zvicra.

Pra siç̧ është theksuar, konkursi është i hapur deri më 31 tetor dhe në te përmblidhen të gjitha zhanret e arteve pamore.

Kemi një juri shumë profesionale, dhe do të zgjidhet vepra më e mirë e paraqitur e paraqitur në këtë konkurs.

Shoqata do të vazhdojë të mbështesë artistët duke organizuar takime kulturore”

Por sa entuziazëm ka një konkurrente pyesim Artisten

Fitore Haklaj nga Kantoni Tesin, me origjinë nga Isniqi i bukur.

Fitorja është poete  dhe piktore.

Në pyetjen se me cilat piktura do të garojë dhe prej kur ka filluar me pikturë, ajo përgjigjet:

” Me pikturë e poezi kam filluar që nga fëmijëria.Me art e sjell atdheun më afër vehtes. U gëzohem aktiviteteve artistike sepse mungesa e tyre përmbysë vlerat.

Do të garoj me katër piktura.

Dy janë portrete, portreti i Besim Dinës dhe portreti i Vjosa Osmanit, dhe dy piktura të gjinisë moderne artistike”

Me pak humor e pyetëm se a do fitojë Besimi apo Vjosa ?

Fitorja përgjigjet duke qeshur: “të dytë janë fitues në jetë, nuk ka rëndësi ”

Ajo tregon se me pikturën e Besim Dinës e lidh një përjetim shumë i veçantë

” Piktura e Besim Dinës është falënderim ndaj personalitetit të tij, për emocionet që na i falë përmes emisionit Oxygen.

Një ditë u telefonova prindërve në Kosovë dhe u tregova portretin.

Babai im, për shkak të një sëmundje kishte muaj që nuk mund të fliste.

Kur e pa portretin, fytyrën ia përshkroi një buzëqeshje e lumtur që moti se kishim parë në çehren e tij, dhe arriti të thotë me zërin e vet : Besim Dina.

Ishte një mrekulli.

Meritë e Besim Dinës, por që arriti të transmetohet përmes artit pamor, e që është një gjuhë në vehte”

Hava Kurti Krasniqi