UP hap konkursin për afat të dytë për pranimin e studentëve të rinj

0
176

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se sot është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021-2022.

Në njoftimin e bërë nga UP-ja thuhet se 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë afat të dytë.

“Të dashur maturantë, ju njoftojmë që UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22 – afati i II-të. 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot”, thuhet në njoftim.

Detajet për aplikim, data e konkursit dhe informatat e përgjithshme të konkursit i kuptoni duke klikuar në vegzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1437