Kundërshtohet vendimi për mbylljen e çerdheve

0
307
Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private AIPP si përfaqësuese e kopshteve/çerdheve private në Kosovë, bazuar në përvojën e deritanishme në ballafaqimin me pandeminë si dhe duke pasur parasyshë mirëqenien e fëmijëve siguron se rastet e infektimeve me Covid19 të fëmijëve në kopshte/çerdhe janë pothuajse 0 andaj pas reagimeve të prindërve, edukatoreve dhe udhëheqësve të kopshteve
KUNDËRSHTON ASHPËR VENDIMIN PËR MBYLLJEN E ÇERDHEVE
Pasojat psiko-sociale tek fëmijët si pasojë e mbylljes në shtëpi, pasojat tek prindërit të cilët nuk kanë ku t’i akomodojnë fëmijët (rrjedhimisht humbin vendet e punës sepse nuk mund të lirohen nga të gjithë sektorët), pamundësia për pagesën e plotë të edukatoreve dhe shpenzimet përcjellëse të kopshteve/çerdheve, vështirësitë financiare për likuidimin e qirave të objekteve (çerdheve), e të tjera ndikojnë direkt në mirëqenien e fëmijëve, prindërve, edukatoreve dhe kopshteve. Me rastin e vendimit të mbylljes së çerdheve, është dashur të mendohet edhe mënyra e kompenzimit të çerdheve.
Poashtu kërkojmë që të kujtohen edhe njëherë për ndjenjat, dhe mirëqenien e fëmijëve, prindërve dhe familjeve të tyre, stafit të kopshteve të cilat janë edhe mbajtëse të familjeve e poashtu edhe menaxhmentit të tyre të cilët edhe ashtu janë para kolapsit si pasojë e shumë elementeve të dëmshme në kurriz të pronareve të kopshteve.
KËRKESË: Deri ditën e mërkurë 15.09.2021 të rihapen kopshtet/çerdhet në të kundërtën nuk kemi mundësi të mbijetesës financiare dhe detyrohemi t’i mbyllim objektet tona deri në përfundimin e pandemisë.
AIPP