Fondi i Grave të Kosovës ndan 109,312€ për 23 organizata të grave në Kosovë

0
59

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shpallur përfituesit e granteve për 23 organizata, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), me shumën e përgjithshme prej 109,312€. Më specifikisht, grantet e këtij raundi janë mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, në vlerë prej 90,733€ dhe Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) përmes nismës së RrGK-së “Më shumë zgjedhje: Politika familjare përgjegjëse gjinore për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor dhe në Moldavi”, të mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), njësia operacionale e  Agjencionit Austriak për Bashkëpunim, në vlerë prej 18,579€.

Këto nisma do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGK-së.

Përfituesit e granteve të FGK-së të mbështetura nga BE-ja janë:

  • Partners Kosova me iniciativën “Gratë e bëjnë ndryshimin” (5,000€)
  • Down Syndrome Kosova me iniciativën “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje politike” (5,000€)
  • Shoqata e Grave “Me Dorë në Zemër” me iniciativën “Fuqizimi i rolit të gruas në proceset publike, garanci për qeverisje të mirë” (4,967€)
  • Nas Dom me iniciativën “Feminizmi për fillestarë” (4,998€)
  • Shoqata e Grave Aureola me iniciativën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje” (4,999€)
  • Art Without Limits me iniciativën  “Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara përmes artit” (4,984€ )
  • Shoqata e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YAHR) me iniciativën “Arritja e barazisë gjinore në proceset vendimmarrëse” (4,923€)
  • In Time me iniciativën “Përmirësimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse drejt fuqizimit ekonomik të grave” (4,866€)
  • Centar Manjinske Zajednice me iniciativën “Unë kam të drejtë të informohem!” (5,000€)
  • Moravski Biser me iniciativën “Përfshirja e grave nga zonat rurale në jetën publike dhe politike” (4,767€)
  • Glas Zena Partes me iniciativën “Përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal në komunën e Parteshit” (3,640€)
  • Shoqata e Mamive të Kosovës (SHMAKS) me iniciativën “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor riprodhues të gratë dhe vajzat” (4,987€)
  • Shqiponjat e Dardanës me iniciativën “Avokime për përkrahjen e grave kandidate për asamble komunale dhe vetëdijësimin e grave dhe vajzave rurale për rolin e votës së tyre” (4,895€)
  • Vizionida me iniciativën “Promovimi i grave në politikë dhe vendimmarrje në Komunën e Shtimes” (3,795€)
  • Jeto Vepro dhe Krijo me iniciativën “Promovimi dhe mbështetja e grave dhe vajzave për të marrë pjesë në procese vendimmarrëse” (4,993€)
  • Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës me iniciativën “Qasja e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet publike” (4,992€)
  • Okarina e Runikut me iniciativën “Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje” (4,951€)
  • Era Fruit me iniciativën “Fuqizimi përmes përfaqësimit më të madh të grave në politikë në nivel lokal” (4,997€)
  • Svet Andjela me iniciativën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor” (3,975€).

Përfituesit e granteve të FGK të mbështetura nga UNFPA janë:

  • Business Women Mitrovica me iniciativën “Promovimi i punësimit përmes vendeve të punës miqësore për familjen” (4,537€)
  • Shoqata e Grave Drugëza me iniciativën “Fuqizimi i gruas në biznes, formë e mirë e promovimit të barazisë gjinore” (4,530€)
  • Organizata për reforma lokale – EULOC me iniciativën “Promovimi i politikave dhe vendeve të punës miqësore për familjen në Komunën e Vitisë” (4,512€)
  • Lipjan Youth Centre me iniciativën “Promovimi i Politikave Miqësore për Familjen në nivel lokal” (4,999€).

Përmes këtij raundi, do të mbështeten edhe disa grante të tjera nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, në vlerë rreth 50,000€. Përfitueset e këtyre granteve do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Fondi i Grave të Kosovës i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK-ja ka ndarë 216 grante, duke përkrahur 111 organizata, me shumën prej 1,120,779€. Në vitin 2021, FGK mbështetet nga Bashkimi Evropian, ADA, Sida, UNFPA, Sigrid Rausing Trust dhe Kvinna till Kvinna.