Zbulohen rastet e para të variantit të ri Eta

0
779

Në Japoni janë zbuluar rastet e para me variantin Eta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë njofton se varianti Eta i COVID-19 është përhapur në Japoni.

Në mbarë vendin janë zbuluar 18 raste me variantin Eta.

Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NIID) njoftoi se janë marrë mostra nga pacientët dhe se do të bëhet analiza gjenetike e variantit në fjalë.

Për herë të parë Eta u zbulua në dhjetor të vitit 2020 në Britani ndërsa hyri në listën e varianteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mars 2021.

Varianti Eta në shumicën e rasteve është për hapur në kontinentet e Amerikës dhe Evropës.