Saturday, April 20, 2024
BallinaArtShtyhet mësimi deri më 26 shtator

Shtyhet mësimi deri më 26 shtator

Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator.

Ky vendim u mor në takimin në mes ministrit të Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

- Reklama -

Ai ka njoftuar se masat e tjera janë të njëjta.

Ministri Vitia në këtë takim informoi kryetarët e komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndërinstitucionale kundër kësaj pandemie. Ai tha se në këtë kohë ka pasë shumë takime për të vlerësuar situatën me infeksione.

Po ashtu, ai u tha kryetarëve të komunave se sot është kaluar shifrën prej një milion të vaksinuar në nivel vendi dhe për këtë falënderoi edhe kryetarët e komunave.

Ministri Vitia informoi kryetarët e komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.
– Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

“Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Në këtë takim, Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT