Saturday, September 18, 2021
BallinaThesarRestaurimi i Kishës së Manastirit të Shën Marisë së Athalit, miratohet projekti

Restaurimi i Kishës së Manastirit të Shën Marisë së Athalit, miratohet projekti

Kisha e Manastirit të Shën Marisë së Athalit, e ndërtuar në malin e Athalit, një ndër objektet më të rëndësishme të kultit për banorët e zonës do të restaurohet.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi sot se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese-konsoliduese në kishën e Himarës.

Projekti, që do të konkretizohet falë financimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, synon të rikthejë në jetë këtë monument kulture të kategorisë I, i cili sot paraqet dëmtime të shumta në strukturë, fasadë e interier.

Kisha e Shën Mërisë së Athalit është një ndër objektet më të rëndësishëm të kultit, për banorët e Himarës.

Kjo kishë ndodhet mbi një kodër rreth dy orë në lindje të qytetit të Himarës. Në një mbishkrimi që gjendet i pikturuar mbi portën perëndimore të kishës, thuhet se ndërtimi i saj u përfundua në 10 prill të vitit 1795. Kisha është e tipit bazilikë me tre nefe, me përmasa të brendshme 10,10 x 5,10 m.

- Reklama -

Ambienti i altarit ndahet nga një ikonostas prej muri mjaft të lartë, me tri hyrje. Mbi frontonin e murit qendror ngrihet kambanorja, ndërsa në lindje përfundon me një absidë cilindrike.

Ambientet e naosit dhe altarit janë të pikturuara me afreske dhe mbishkrime me vlera të rëndësishme artistike dhe historike. Në krah të kishës ndodhet ndërtesa gjysmë e rrënuar e manastirit. Ajo është dykatëshe, kati i poshtëm i së cilës ka shërbyer për katoje, ndërsa i sipërmi për banim./atsh/

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT