Falë vaksinimit, Danimarka vendi i parë në BE që hapet plotësisht

0
798

Hiqen masat e fundit kufizuese antiCovid-19 në Danimarkë, përfshirë detyrimin e Green Pass në versionin lokal për të hyrë në disko e në stadiume, pasi autoritetet shëndetësore kanë gjykuar se pandemia është nën kontroll dhe koronavirusi nuk është më një kërcënim kritik.

Në muajin prill Danimarka ishte vendi i parë në Evropë që vendosi certifikatën digjitale të shëndetit për hyrjen në bare, restorante, muze, objekte sportive, teatro e tjerë.

Falë suksesit të planit të vaksinimit, që ka sjellë imunizimin e plotë të 75% të popullsisë mbi 12 vjeç, autoritetet daneze, përsëri të parat në BE tani kanë mundësi të eliminojnë kufizimet e mbetura, pasi kishin revokuar ato kryesore nga 1 shtatori.

Në vend, infeksionet e përditshme, megjithëse të pakësuara, mbeten në nivelin e qindra rasteve, por të përqendruara mbi të gjitha në mesin e shumë të rinjve.

Pranimet në spitale tashmë janë shumë të ulëta dhe vdekjet mesatare ditore janë pothuajse zero./