Papa Françesku: Keqardhje që gratë trajtohen ende si skllave

0
55

Papa Françesku shprehu sot keqardhjen për kushtet e grave në raport me burrat duke përmendur gjatë fjalimit të tij “një skllavërim” të grave, të cilat nuk kanë të njëjtat mundësi ashtu si burrat.

“Sa herë kemi dëgjuar shprehje përbuzëse ndaj grave. Sa herë kemi dëgjuar ‘ajo nuk bën asgjë’ apo ‘kjo është çështje grash”, theksoi papa Françesku duke dalë për disa çaste nga fjalimi i tij i shkruar.

“Burrat dhe gratë, megjithatë, kanë të njëjtin dinjitet, por ka në histori dhe sot akoma një skllavërim të grave. Gratë nuk kanë të njëjtat mundësi si burrat”, theksoi papa Françesku.