Numri i infeksioneve në Zvicër ende i lartë

0
131
Menschen in der Fussgaengerzone von Lugano, am Samstag, 17. April 2021. (KEYSTONE/Ti-Press/Francesca Agosta)

Në konferencën për media në Bernë, që ka mbaruar pak më parë, ekspertët federalë dhanë informacione mbi ngjarjet aktuale sa i përket pandemisë së koronës.

Në vazhdim, pikat më të rëndësishme që u theksuan aty:

Zvicra ndodhet në një situatë të qëndrueshme, por të tensionuar. Numri i infeksioneve është ende i lartë, por nuk po rritet më aq shumë.

Por, situata është veçanërisht e tensionuar në spitale. Një e treta e personave të shtruar në spital me Covid janë aktualisht në repartet e kujdesit intensiv ndërkohë që ka një numër të vogël shtretërish rezervë në dispozicion.

Në Evropë, vetëm Britania e Madhe ka incidencë më të lartë se Zvicra. Sipas Virginie Masserey (nga BAG), kjo ndodh kryesisht për shkak të infeksioneve tek të rinjtë në këtë vend. Shumica e të shtruarve në spitale janë aktualisht më të rinj se 44 vjeç.

Fushata e vaksinimit në Zvicër ka filluar përsëri – por jo ende në një masë që do të kënaqte përgjegjësit e fushatës. Për më tepër, në konferencë u theksua se vendet e tjera janë shumë përpara Zvicrës në këtë drejtim.

Autoritetet ende nuk janë duke rekomanduar vaksinime të gjera përforcuese (vaksinën e tretë), përcjell albinfo.ch. Për shumicën e njerëzve, mbrojtja aktuale e vaksinimit ende konsiderohet si e mjaftueshme.

Qëllimi kryesor tani për tani është shmangia e shtrimeve në spital dhe, vaksinat e dorëzuara të ARNi e kanë arritur këtë në një masë të kënaqshme.

Virusi aktualisht po qarkullon shumë në shkolla. Nëse kjo nuk do të vihen nën kontroll, ndoshta duhet të vendosen sërish masa të reja shtrënguese. Qarkullimi i pakontrolluar i virusit tek fëmijët duhet të shmanget.

Rreth 80 njerëz që ndodhen aktualisht jashtë vendit, por kanë vendbanimin e tyre në Zvicër kanë të drejtë për riatdhesim. Shërbimi mjekësor koordinues i Qeverisë Federale kujdeset për ta, u tha veç tjerash në konferencë.