Transport i pasigurt i betonit, pengim i komunikacionit

0
81

Sot, në rrugën magjistrale Krushe-Prizren, një kompani vendore e cila po transportonte beton, nga mos kujdesi i kompanisë ka pasur derdhje të betonit në Landovicë, duke penguar pjesëmarrësit në komunikacion.

Zyrtarë hetues nga njësia e trafikut rajonal në Prizren, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit dhe hetimit të situatës, kanë konstatuar se derdhja e betonit është bërë nga një kompani ndërtimore vendore.

Hetuesit kanë kontaktuar me kompaninë e ndërtimit dhe të njëjtit e kanë pranuar kundërvajtjen e kryer, andaj në zbatim të ligjit për kundërvajtje sipas ligjit 05/L-088, neni 34, paragrafi 5, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 euro.

Kompania është detyruar të pastroj mbetjet e betonit në rrugë, të cilat janë derdhur nga kamioni dhe kanë shkaktuar penges për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Tani rruga është e lire dhe pa pengesa.