Java e dytë e shtatorit me mot më të qëndrueshëm, me diell e vransira

0
47
Java e dytë e muajit shtator do të filloj me mot kryesisht me diell, derisa nga dita e mërkurë do të ketë edhe vransira, por edhe intervale me diell. Aty-këtu nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu, megjithëse me gjasa të pakta.
Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare.
6.09 – Kryesisht me diell. Pasdite do të ketë edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale.
7.09 – Kryesisht me diell.
8.09 – Vransira dhe intervale me diell. Paradite vende-vende mundësi të pakta për riga lokale shiu.
9.09 – Kryesisht me vransira, e pasdite edhe me intervale me diell.
10.09 – Pjesërisht vranët.
Temperaturat minimale luhaten nga 8C deri 11C, e ato maksimale nga 23C deri 25C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.