Vdes dirigjenti dhe kompozitori Riza Dolaku

0
101

Sot ka ndërruar jetë dirigjenti dhe kompozitori kosovar,Riza Dolaku.

Ai nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjës së rëndë në mushkëri.

Ai ishte pjesë e shumë festivaleve duke përfshirë këtu “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit” e shumë të tjerë, ndërsa mbetet ndër orkestruesit e parë të muzikës jazz në Kosovë.

Për vdekjen e kompozitorit Dolaku ka shkruar edhe Ministria e Kulturës.

“Humbje e madhe për artin dhe kulturën. Komuniteti artistik dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e përkujton figurën e tij dhe e çmon lartë kontributin që ka dhënë shoqërinë tonë.” – shkruhet në telegram ngushëllimin e Ministrisë së Kulturës.