Regjistrimi i diasporës rifillon më 5 shtator në Maqedoninë e Veriut

0
66

Mësohet se regjistrimi i diasporës do të rifillojë më 5 shtator dhe alternativë tjetër nuk ka, kështu u shpreh zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, para gazetarëve.

“Siguruam mundësinë që secili qytetar të regjistrohet, të numërohet, të duket, të bëhet i gjallë. Gjatë periudhës së regjistrimit nuk ka akt më të madh patriotik se regjistrimi. Të gjithë jemi të lidhur me vendin, me shtëpinë, me pronat tona. Prandaj regjistrimi është jetik. Në këtë proces të madh statistikor në vend çdo qytetar është i rëndësishëm, prandaj secili duhet të regjistrohet. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator, alternativë tjetër nuk ka”, tha Agim Nuhiu.

Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është procesi më i rëndësishëm statistikor, pasi që realizohet pas 20 vjetësh.