Tuesday, September 21, 2021
BallinaBIOFauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të...

Fauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të plotë

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, administrimi zyrtar i dozës së tretë mund të fillojë brenda disa javësh, pas autorizimit nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve.

Infektologu i njohur amerikan, figurë udhëheqëse në luftën kundër pandemisë në ShBA, Anthony Fauci, tha se ka gjasë që tri doza të vaksinës të jenë të nevojshme për mbrojtje të plotë kundër virusit.

Ai citoi dy studime me bazë në Izrael, të cilat shfaqën rënie të numrit të infeksioneve në mesin e personave që e kishin marrë dozën e tretë, shkruan CNN.

Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, gjatë një konference të së enjtes tha: “Ka arsye të mirë për të besuar se doza e tretë do të jetë e qëndrueshme dhe nëse është e qëndrueshme, atëherë me shumë gjasë, do ta kemi regjimin e dozës së tretë.”

Sidoqoftë, ai theksoi se i takon përfundimisht Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për të vendosur nëse amerikanët duhet ta marrin dozën e tretë.

- Reklama -

Agjencia këtë muaj pritet t’i shqyrtojë dy kërkesat e prodhuesve “Pfizer” dhe “Moderna” për autorizimin e dozës së tretë gjashtë apo tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT