PSE NUK DUHET TË KONSUMOJNË FËMIJËT ÇIPS?

0
496
Shumë prindër shohin çipsin si mesvakt që është përgatitur në “parajsë” sepse është i lirë dhe kanë një shije për të cilën fëmijët çmenden.Unë me të vërtetë jam e shqetësuar me faktin se po shoh shumë fëmijë që mbajnë në dorë një qese me çips ndërkohë që prindërit shijojnë një kafe.
Duke mos dashur që të zgjatem shume po u’a rradhiti arsyet përse një fëmijët nuk duhet të konsumojë çipsi as edhe njëherë të vetme:
1.Në pamje të parë mund të ju duket si një qese e vogël dhe nuk e shihni si mbingarkim të organizmit të fëmijës me atë sasi, por çipsit në përmbajtje kanë shumë kalori dhe yndyrna të cilat ndikojnë që fëmijët arrijnë mbipeshë nëse konsumimi është i përditshëm.
2.Prania e madhe e kripës është jashtëzakonisht e dëmshme sidomos për fëmijët që ende nuk kanë mbushur vitin e parë të jetës.
3.Yndyrnat që kanë çipsat janë kryesisht lloji më i dobët i yndyrnave për të cilat nuk ka nevojë një fëmijë. Njerëzit që konsumojnë në bazë ditore ushqime me yndyrna të tilla kanë rrezik për rritjen e kolesterolit dhe paraqitjen e sëmundjeve të zemrës.
4.Përveç shëndetit të përgjithshëm janë të dëmshme edhe për shëndetin e dhëmbëve, nëse nuk i pastroni mirë dhëmbët e fëmijës pas konsumimit të tyre atëherë aty mund të formohen disa pllaka që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve.
5.Është vërtetuar se fëmijët që konsumojnë ushqime me shumë yndyrna, kripëra e sheqerna janë më hiperaktiv, problem i shumë prindërve sot.
Për më shumë detaje ju ftoj ta lexoni artikullin e Washington Post. https://www.washingtonpost.com/…/the-foods-that…/…
Me dashuri, Razije Musa.