Kina bën thirrje për zbutjen e tensioneve me SHBA -në për bashkëpunimin klimatik

0
99

Sipas Pekinit  zyrtar, Kina dhe SHBA duhet të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre të tendosura për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mbajti një video takim me të dërguarin amerikan të klimës John Kerry ndërsa ndodhej në Tianjin për bisedime.

“Llogaritja strategjike e Shteteve të Bashkuara ka çuar në një përkeqësim të papritur të marrëdhënieve dypalëshe në vitet e fundit,” tha Wang pas bisedimeve, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

“Topi tani është në fushën amerikane,” theksoi ai.

Pala amerikane duhet të ndalojë së shikuari Kinën si një kërcënim dhe një rival, tha Wang, dhe duhet të përmbahet nga “përmbajtja dhe shtypja e Kinës në të gjithë botën”.

Kerry i kërkoi Kinës të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt zvogëlimit të emetimeve.

”Kriza klimatike duhet të adresohet me seriozitetin dhe urgjencën që kërkon”, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA. /atsh