Si ta merrni një mostër urine?

0
129
Nga Vjollca Dedushaj
Analiza e urinës është një nga analizat rutinë të cilat duhet vlerësuar mbase ndonjëherë edhe pa pas shqetësime sepse infeksionet urinare dinë të jenë të fshehta në të shumtën e rasteve.
Si ta merrni një mostër urine ?
Zonën private e pastroni me ujë dhe sapun dhe e lini të thahet apo e thani me pacetë të pastër
Rrjedhën e parë dhe të fundit e derdhni në guacë tualeti kurse ju do zini/hidhni në gotë sterile urinën e rrjedhjes së mesme që ti shmangeni kontaminimit.
Hidhni në gotë të paktë 15ml.
Mbyll kapakun mirë, pastrojeni gotën nga jashtë shkruani emrin dhe mbiemrin dhr kohën kur është marrë mostra, në të.
Dorëzo mostrën sa më parë për ekzaminim.
Femrat me cikël nuk duhet bërë analizën e urinës gjatë asaj kohe sepse jep rezultate të pasakta.