Rreth 30% të llojeve globale të pemëve në rrezik zhdukjeje

0
28

Pothuajse një e treta e llojeve të pemëve në botë janë në rrezik zhdukjeje, ndërsa qindra të tjera janë në prag të fshirjes, sipas një raporti historik të botuar nga Botanic Gardens Conservation International (BGCI) të mërkurën.

Sipas raportit, 17,500 lloje pemësh – rreth 30% e totalit – janë në rrezik zhdukjeje, ndërsa 440 specie kanë më pak se 50 individë të mbetur në natyrë.

Në përgjithësi, numri i llojeve të pemëve të kërcënuara është dyfishi i numrit të gjitarëve, zogjve, amfibëve dhe zvarranikëve të kombinuar, thuhet në raport.

“Ky raport është një thirrje zgjimi për të gjithë në mbarë botën se pemët kanë nevojë për ndihmë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i BGCI, Paul Smith, në një deklaratë.albinfo