Parandalohet kontrabandimi i pajisjeve mjekësore

0
41

Hani i Elezit 1 shtator 2021.- njësit e doganës parandalojnë tentim kontrabandën me pajisje medicinale.

Në pike kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj. Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në vijën e dytë, dhe gjatë kontrollës në pjesë të ndryshme në brendi te veturës, të mbuluara me veshje janë zbuluar pajisje medicinale gastrike së bashku me disa medikamente përcjellëse.

Malli i ndaluar është si vijon:

  • Endo Grasper – GRASPER
  • Endoskopi _ MEDBAR – 14 pce
  • SERECAL REF 5007 3ml (pluhur) – 5
  • SERACONTROL REF 501 5ml – 5
  • SEVORANE lang inhalimi 250ml – 3
  • Iinstrumente 3 PCE – G-FLEX
  • PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) ½ – 2 PCE Intragastric Ballon – 3 (Medsil)
  • Regular Platform Implant (Prosthetic) – 20 Pce (Mode Implant)

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.