Nanë, ma gjej nji njeri t’lumtun…

0
144
Nga Xhejlane Terbunja
Jam rrit nanë
Asnji ninullë, as përrallë nuk po ma bjen gjumin.
Sytë, m’janë lodh tuj i mbyll’ me forcë çdo ditë nanë, për mos me pa çka s’duron shpirti.
Goja, m’asht’ lodh tuj e shtyp me du’r për mos me bërtit, mos me ua prish’ rahatinë t’tjerëve.
Vesh’t m’janë lodh prej vajit t’njeriut, nanë.
Jam lodh sepse nanë ;
Ai i puth f’mijët n’ballë, gru’n në buzë dhe nis ditën e tij.
Ai pin krejt natën me shokët e tij , ban dashni me t’dashurën dhe kthehet n’shpi.
Ai i përqafon f’mijët e tij , puth gruan në buzë dhe andrron për lumtuni…
Jam lodh sepse nanë;
Ai menon që ka t’drejtë me ia marr’ frymën nji gruaje që u dha frymë f’mijëve t’tij…
Sepse nanë , ai menon që tuj e përbuz’ , dhunu e vra nji gru’ asht’ burrni…
Burra që u lindën nga nji grua,
U ushqyen prej gjinit t’saj,
U ledhatu’n prej dorës s’saj,
U përqafu’n me ngrohtësi nga gjoksi i saj,
U mesu’n t’ecin tuj u mb’shtet te kamb’t e saj …
K’ta burra nanë, janë po të njëjtit që m’bajnë me vaj.
Sytë e mi janë t’lodhun tuj mos pa lumtuni.
Goja ime asht’ e lodhun tuj mos pas fuqi me nda drejt’si.
Vesh’t e mi janë t’lodhun tuj mos ndigju asnji kangë për dashni…
Nanë ,
A je e lumtun ti?!
Xh.Tërbunja
( inspiru nga ndodhite e perditshme te gruas )
Painting/Piktura : “Naked Soul”
Nga duart e magjishme dhe shpirti i mire e kreativ i te veçantes Fitore Alísdóttir Berisha 🦄💙