Zverneci, një ishull që meriton të promovohet

0
441

Tashmë dihet se Shqipëria është një vend që ka shumë plazhe dhe një pjesë e madhe e ekonomisë vjen nga turizmi. Bregdeti është i pasur me plazhe të vegjël dhe të mëdhenj, duke u dhënë mundësi pushuesve që të zgjedhin.

Shqipëria është e pasur me natyrë të pasur dhe vende të virgjëra.

Një ndër pikat më të frekuentuara është edhe Vlora, e cila ofron për pushuesit e turistët një sërë destinacionesh turistike, ku nuk mungon relaksi, qetësia, pastërtia, rregulli, por edhe ushqimi i mirë i ofruar nga operatorët e biznesit privat.

I tillë është plazhi i Zvërnecit, një plazh ranor i rehabiliatuar vitet e fundit, e tashmë tejet funksional e në shërbim të qytetarëve.

I gjendur pak kilometra larg qytetit nën juridiksion të Bashkisë Vlorë, ai ofron një pamje ndryshe nga vitet e kaluara, i përshtatshëm për turizëm familjar, favorizuar nga rëra e pastër e cektësia e Adriatikut që lag këtë zonë. /Albinfo