FBK organizon Superkupën në Prishtinë, orari i plotë

0
33

Nga 1 deri më 5 Shtator, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa do të organizohet në Prishtinë, ku priten ndeshje shumë interesante mes tetë skuadrave të elitës. Të gjitha skuadrat kanë bërë transferime, duke bërë që ky edicion të pritet me interesim të madh.

Të mërkurën më 1 Shtator do të përballen Prizreni 16 dhe Drita, si dhe klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshje interesante priten edhe të enjten ku përballen Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.

Të premten do të zhvillohen takimet gjysmëfinale, kurse finalja e madhe të dielën.

Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues.

Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin.

Orari

1 Shtator/Grupi A-D

Prizreni-16 – Drita       16:00

Peja – Sigal Prishtina 19:00

2 Shtator/Grupi B-C

Rahoveci – Trepça              16:00

Golden Eagle Ylli – Bashkimi 19:00

3 Shtator

Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00

Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00

4 Shtator/Pushim

5 Shtator/Finalja 17:00