22 vite ende në pritje 

0
34
YIHR KS përmes një aksioni rrugor sot shënoi Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, duke i rikujtuar shoqërisë si dhe institucioneve që çështja e personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur dhe familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.
Me slloganin ’22 vite ende në pritje’ përmes 22 siluetave të vendosura në sheshin Ibrahim Rugova YIHR KS simbolikisht shfaqi pritjen përgjatë 22 viteve për personat e pagjetur si dhe për angazhim dhe përkushtim nga Qeveria e Kosovës për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.
Përderisa kjo çështje vazhdon të neglizhohet dhe të mos trajtohet me seriozitetin e duhur, YIHR KS do vazhdojë të bashkëndjejë me dhimbjen e familjarëve të personave të pagjetur duke e mbajtur aktuale këtë temë edhe përtej datave që shënohen ndërkombëtarisht.