Vitia dhe kryetarët e komunave diskutojnë për orë policore dhe shtyrjen e vitit të ri shkollor

0
139

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja antiCOVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.

Ibrahimi tha se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me menaxhimin e pandemisë.

“Kërkesa  e AKK-së ishte që të shtohet numri i qendrave të vaksinimit dhe të shtohen inspektimet në nivel komune, që masat të zbatohen më lehtë. Poashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, ka thënë Ibrahimi për Klankosova.tv.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator. Ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30. Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.