Të dielen sërish freskët e me shi

0
83
Nga dita e premte do të mbajë mot më i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.
26.08 – Më freskët. Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu që nga orët e mëngjesit, e gjatë ditës me intervale me diell, e vende-vende edhe me bubullima.
27.08 – Kryesisht me diell, e me vransira kalimtare gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
28.08 – Vransira dhe intervale me diell.
29.08 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.
30.08 – Kryesisht me diell.
Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielen zbresin edhe deri në 22C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.