Wednesday, September 22, 2021
BallinaArtPublikohet bashkëpunimi i Rita Orës me emrat e suksesshëm të muzikës botërore

Publikohet bashkëpunimi i Rita Orës me emrat e suksesshëm të muzikës botërore

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, nuk po ndalet së sjelli projekte të reja muzikore. Së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin më të ri me një sërë emrash të suksesshëm të muzikës ndërkombëtare.

“Seaside” mban titullin kënga e saj e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me Diane Warren, Sofia Reyes, dhe Reik.

Kënga është verore i tillë është edhe klip, në të cilin artistja shqiptare shfaqet me një performancë mjaft provokuese të realizuar buzë detit.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Ritës me Sofia Reyesin, pasi dy vajzat kanë punuar edhe më parë në një këngë të përbashkët të titulluar “R.I.P” në bashkëpunim me artisten tjetër të famshme Anitta.

Rita vazhdon të jetë shumë e angazhuar me projekte të ndryshme muzikore dhe filmike, teksa së fundmi ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert në Kullën Eiffel në Paris.

- Reklama -

Koncerti do të mbahet më 30 shtator, gjersa këngëtarja nga Kosova ka bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje që nga sot.

 

 

 

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT