“Një grua që ka bashkuar të gjitha kontradiktat për të mbijetuar”

0
100
Njoh një grua
që nuk beson në dashuri..
Por, brenda vetes
beson
se meriton të dashurohet!
Njoh një grua
e cila mund të të japë një mijë arsye për të jetuar
por në fund të ditës, ajo kthehet
në qoshkën e saj, duke kërkuar, si çdo ditë tjetër
një arsye për ta mbajtur gjallë!
Njoh një grua
të heshtur, shumicën e kohës
ndërkohë që sytë e saj
flasin parreshtur, gjatë gjithë kohës.
Njoh një grua
trimëreshë para njerëzve
por e brishtë para pasqyrës së saj..
Njoh një grua
aq të ngurtë, saqë e pandeh shkëmb
Por me ngurtësinë e jashtme
ajo mbron brishtësinë e zemrës së saj të butë.
Njoh një grua
në njërin sy i banon dielli
në tjetrin hëna
Në qoshet e buzëve të saj
çelin lule
kurse në duart e saj shtrihën rrënjët e tyre.
Njoh një grua
që jep jetë
Një grua që ka bashkuar të gjitha kontradiktat
për të mbijetuar.
Përktheu nga arabishtja: Elmaz Fida