DEPRESIONI PAS LINDJES NUK ËSHTË ÇMENDURI

0
92
“Zonja Razije isha duke kaluar në faza të vështira pas lindjes, tri ditë pasi erdha në shtëpia gjendja ime emocionale u përkeqësua. Ndjehesha e pafuqishme, kisha mendime të këqija,nuk mund të kujdesesha për beben e as për veten, madje në atë gjendje e largova nga gjiri. Të gjithë më quajtën të çmendur, familja e burrit më quajti nënë jo të mirë. Pas një kohe kërkuam trajtim mjekësorë dhe aty doli shërrimi im. Sa të vështirë e kanë gratë”
Depresioni pas lindjes ndodhë për shkak të çrregullimeve hormonale dhe një grua në atë gjendje nuk “diagnostikohet” e çmendur nga të gjithëdijshmit e shtëpisë.
Ta keni parasyshë faktin që kjo gjendje tejkalohet me ndihmën e profesionistëve mos hezitoni të kërkoni ndihmë ndërsa familja duhet të jetë përkrahëse e lehonës e jo ta vështirësoj gjendjen e saj.
Me dashuri,
Razija Musa