Wednesday, September 22, 2021
BallinaAnkandTalibanët shpallin fitoren

Talibanët shpallin fitoren

Talibanët radikalë-islamikë pas marrjes së Kabulit e kanë deklaruar të përfunduar luftën në Afganistan. Skena kaotike në aeroportin e Kabulit. Shumë vetë janë përpjekur të largohen nga qyteti.    

Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. Pas marshimit të tyre të furishëm, luftëtarë të armatosur talibanë festuan “fitoren e madhe” në Pallatin Presidencial” në Kabul. Televizioni al-Xhazira publikoi pamje, ku shiheshin komandantë dhe duzina talibanësh radikalë islamikë në pallat.

Një zëdhënës i tha al-Xhaziras se lufta ka marrë fund. Drejtuesi i zyrës politike të ekstremistëve, Mullah Abdul Ghani Baradar deklaroi në një videomesazh, se ky sukses i papritur është i pashembullt në botë. Tani vjen prova e vërtetë, plotësimi i pritshmërive të njerëzve dhe zgjidhja e problemeve të tyre.

Ndërsa sipas një zëdhënësi të talibanëve që i referohet njoftimeve nga pjesë të ndryshme të vendit “gjendja në Afganistan është paqësore”. Nuk ka pasur luftime mes talibanëve dhe forcave të sigurisë të qeverisë së mëparshme apo civilëve.

Afghanistan | Taliban | Hamid Karzai International Airport in Kabul

Presidenti afgan, Ashraf Ghani më parë kishte marrë arratinë. Ghani deklaroi në Facebook, se u largua nga Afganistani për të mënjanuar gjakderdhjen dhe nuk u shpreh, se ku ndodhej. Al-Xhazira ka bërë të ditur, se Ghani së bashku me kreun e shtabit të tij është larguar për në kryeqytetin uzbek, Tashkent. “Talibanët fituan”, deklaroi Ghani. Nëse do të kisha qëndruar, “një numër i madh patriotësh” do të kishin humbur jetën dhe Kabuli do të shkatërrohej.

- Reklama -

Skena kaotike në aeroport

Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit ka pasur skena kaotike. Shumë vetë janë përpjekur të largohen nga qyteti, siç duket në videot e publikuara në twitter. Ata përpiqen të arrijnë avionët e të largohen nga qyteti. Ushtarët amerikanë kanë qëlluar në ajër, sipas një përfaqësuesi amerikan, sepse synohej të pengohej, që qindra afganë të mësyjnë pistën e avionëve për të hyrë në avionët ushtarakë. Avionët ushtarakë janë prezentë për diplomatët, personelin e ambasadave dhe forcat e punës në terren të ambasadave.

Bundeswehr bereitet Evakuierung von Deutschen in Afghanistan vorBundeswehri niset për evakuimin nga Afganistani

Gjermania dhe vende të tjera e kanë larguar ndërkohë personelin e tyre. Natën e së hënës filloi edhe evakuimi i qytetarëve gjermanë nga kryeqyteti afgan. Një avion i Bundeswehrit u nis të hënënn herët për në Afganistan për të evakuuar qytetarë gjermanë dhe punonjës afganë që kanë ndihmuar në vend. Një avion tjetër është ashtu rrugës për në Kabul. SHBA i kanë larguar qindra punonjës të ambasadave jashtë vendit. Presidenti amerikan, Joe Biden bëri të ditur dërgimin e mijëra ushtarëve në Kabul për të siguruar evakuiimin.

Këtë të hënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet gjendja në Afganistan. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh shumë i shqetësuar dhe i bëri thirrje si kryengritësve islamistë edhe palëve të tjera në konflikt për “vetëpërmbajtje maksimale”. Kombet e Bashkaura janë të vendosura të kontribuojnë në një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të mëbshtesin të drejtat njerëzore të të gjithë afganëve, veçanërisht të vajzave dhe grave./DW

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT