Italia në luftë me zjarret dhe përmbytjet

0
51

Brigadat italiane të zjarrfikësve po vazhdojnë të luftojnë me zjarret, ndërsa meteorologët kanë parashikuar temperatura jashtëzakonisht të larta për ditët në vazhdim, kurse në veri të vendit priten stuhi të forta.

“Zjarrfikësit u thirrën për 395 zjarre gjatë 12 orëve të fundit”, thanë autoritetet në mëngjes.

“Shumica e zjarreve ishin në Sicili dhe Kalabri”, shtuan ata.

Tetë avionë zjarrfikës po luftojnë zjarret në provincat e Reggio Calabria-s, Cosenza-s dhe Matera-s.

Italia Jugore duket se do të përballet me temperatura të tjera të larta gjatë ditëve në vijim, që pritet të arrijnë 40 gradë Celsius të dielën, madje më pas edhe në 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik meteo.it.

Më tej, në veri, priten shtrëngata gjatë fundjavës.

Ditët e fundit u regjistruan përmbytje në rajon, në Liqenin Como dhe në Tirolin Jugor, si edhe në vende të tjera.

Sot situata paraqitet e qëndrueshme, por stuhi të reja priten në vendet malore që nga e shtuna./