Dyshohet se kultivoi dy parcela me 317 bimë narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tij

0
283

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, pikërisht në zonën e Koshares, i pandehuri ka kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H., ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore.

I pandehuri  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 05 gusht 2021.