Sonte sfida ndaj Moldavisë

0
26

Kosova U18 te meshkujt sonte do të zhvillon përballjen ndaj Moldavisë, në kuadër të FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Tiranë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në YouTube dhe në faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

Kosova hyn në përballje pas fitores ndaj Shqipërisë 85:62, kurse moldavët hyn pas humbjes nga Shqipëria 82:51.

Dardanët e rinj nëse shënojnë fitore, do të jenë liderë të Grupit F dhe në gjysmëfinale do të ndeshen me vendin e dytë të Grupit G.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe ato për pozitat 5-7 do të zhvillohen gjatë fundjavës në kryeqytetin shqiptar.