Saturday, September 18, 2021
BallinaAnkandErdogan: Zjarret kërcënim global i njëjtë me Covid-19

Erdogan: Zjarret kërcënim global i njëjtë me Covid-19

Zjarret pyjore janë një kërcënim global ashtu si pandemia e Covid-19, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

”E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është edhe si një kërcënim terrorist”, tha Erdogan në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë.

Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.

”Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve”, shtoi presidenti turk.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar./atsh

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT