EKSKLUZIVITETI NE ARTMOTION NUK KA FUND! LIGUE 1 PO FILLON!

0
37

Platforma më atraktive dhe më ekskluzive në vend Artmotion, nga vikendi i ardhshëm pasurohet edhe më ligën franceze të futbollit, Ligue 1.

Nga 6 gushti 2021 e deri me 21 maj 2022, të gjitha ndeshjet e këtij kampionati transmetohen live dhe ekskluzivisht në kanalet sportive të Artmotion.

20 skuadrat më të mira të Francës së bashku me disa prej talentëve më premtues dhe megayjeve të futbollit do të luftojnë për plotë 38 javë për të arritur objektivat sezonale.

Ligue 1 është një nga kampionatet me rritjen më të madhe viteve të fundit teksa edhe skuadrat si Monaco, Lyon, Marseille dhe Rennes posedojnë lojtarë shumë të talentuar në klubet e tyre.

Lille edicionin e kaluar fitoi titullin e katërt në histori të klubit teksa ja doli të thyej gjigantët e Paris Saint Germain, por këtë herë gjërat do të jenë akoma më të komplikuara, kjo sepse kryeqytetasit në skuadër kanë shtuar edhe lojtarë të klasit botëror si Ramos, Donnarumma dhe Hakimi për ta ndihmuar trajnerin, Mauricio Pochettino drejt arritjes së trofeve.

Në këtë kampionat mund t’i ndjekim edhe ndeshjet e Stade Reims ku paraqiten Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, por edhe ato të Clermont Foot, skuadrës që ka transferuar ditëve të fundit sulmuesin kosovar, Elbasan Rashanin.