Rikthehet lockdown në Wuhan pas shfaqjes së variantit Delta

0
321

Wuhani po shqyrton ribllokimin, megjithëse të pjesshëm dhe të kufizuar në një zonë, pas bllokadës totale të përjetuar midis fundit të janarit dhe 8 prillit 2020 për të luftuar kundër Covid-19.

Kryeqyteti Hubei, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të fundit në fund të vitit 2019, mbylli zonën e rrugës ”Zhuankou”, zonë zhvillimi ekonomik, kur autoritetet lokale konfirmuan tre raste të reja të variantit Delta, që besohet të jetë shumë ngjitës.

Masa u njoftua me një shënim nga Komisioni Bashkiak i Shëndetit, ndërsa rrjeti shtetëror  kinez, CCTV foli për disa zona në mbyllje paraprake.

Wuhani ka njoftuar gjithashtu edhe testimin e të gjithë banorëve të tij, si një përgjigje e menjëhershme kundër Covid-19, pas konfirmimit të shtatë infeksioneve, të parat pas më shumë se një viti.

Autoritetet e kryeqytetit Hubei, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, kanë kryer tashmë një operacion të ngjashëm me vitin e kaluar, pas heqjes së bllokimit dhe kthimit në normalitet, të vendosur në prill.

”Qyteti me 11 milion banorë po fillon me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse të acidit nukleik tek të gjithë banorët”, shpjegoi një zyrtar i lartë i Wuhanit në një konferencë shtypi./atsh