Themelohet Opera e Kosovës

0
94

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës.

Ligjvënësit kosovarë kanë votuar me 675 vota për.

Para votimit, Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Opera do të jetë institucion kulturor dhe shërbim publik në Republikën e Kosovës.

“Ndërtimi i objektit do të marrë më shumë kohë, sepse duam që ta bëjmë një objekt të denjë. Do ta përzgjedhin një objekt ekzistues dhe do ta pozicionojmë aty. Janë mbi 80 artistë kosovarë në botë që do të mund të shfaqeshin në skenën e operës sonë”, ka thënë ai ndër të tjera.