“Malisheva është shembull i të keqes dhe të mirës, ku shihet me sy e preket me dorë Ligji i Krijimit dhe Krimit”

0
1786
Hipokrizia është ferri i jetës. E vërteta është parajsa e jetës.
***
Malisheva është shembull i të keqes dhe të mirës, ku shihet me sy e preket me dorë Ligji i Krijimit dhe Krimit.
Në Malishevë të mbysin mizat dhe rriqrat – Ligji i Krimit.
Por Malisheva e ka ujin më shërues në Evropën Juglindore, Ligji i Krijimit.
***
Para se të flas për Malishevën do t iu them diçka krejt tjetër, që të shihet çka është hipokrizia:
3 miliardë të krishterë thonë: Shën Tereza është në parajsë.
2 miliardë muslimanë thonë: Shën Tereza është në ferr.
Kjo është baza e konflikteve që, edhe sot – po ndodhin.
Shqiptarët dolën të jenë shumë të mençur, thanë:Të dy palët kanë të drejtë sipas programeve të tyre fetare…
A NUK JANË , PRA, SHQIPTARËT POPULLI MË I MIRË NË BOTË?
Për njëmijë vjet – shqiptarët – e kultivuan tolerancën fetare dhe asnjëherë nuk lejuan të derdhet gjak mbi baza religjioze.
E popujt të tjerë, që nga inkuizicioni e deri më sot – të gjithë i kanë duart e përlyera me gjak.
E pavdekshme është shqiptaria, që mbjellë jetë me germat e bukura të shqipës, si fresku i pranverës.
Vetëm në zemrën e atij populli që e do mirëqenien, paqen e mirëkuptimin – mund të lulëzojë ARTI I MENDIMIT POZITIV,
***
Çka ka lidhje Arti i mendimit pozitiv me Malishevën? Këtë pyetje e bëjnë injorantët. Lidhjen mund ta kuptojnë vetëm të mençurit.
Në Banjë të Malishevës gjendet një burim (tash një pishinë) ku buron uji shërues për organin më të madh të trupit të njeriut – LËKURËN.
Prej këtij burimi e deri në Dri të Bardhë, lumi Mirusha (çfarë emri të bukur i ka dhanë populli i mirë?) mund të bëhen banjot shëruese – aromatike të Refleksologjisë që Kosovën mund t ia afrojnë Sllovenisë.
Qe 20 vjet vendi ku të mbysin mizat e rriqrat – nuk e ka parë mundësinë e pafund që gjendet në vendin e tyre – për ta bërë
Malishevën kryeqendrën shëruese të Ballkanit.
(Natyrisht kjo i do parakushtet e njohjes së kombinimeve shëruese…. Sekretet që e bëjnë një vend të jetë – një hap para të tjerëve.)
O njerëz, po flas për shëndetin e juaj, mental dhe fizik, prandaj merrni pak më seriozisht propozimet e mia. I kam për ju, mua nuk më duhen.

Nga Daut Demaku