Apel: Të ndalet djegia e hamulloreve

0
26
Me shqetësim po i ndjekim dhe pranojmë raportimet për djegjen e hamulloreve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës. MBPZHR-ja ju bën apel të gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamulloreve.

Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaft të larta, prandaj edhe djegiaa e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve.
Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesa e për ndaljen e djegies së hamulloreve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamulloren e tij apo të tjetrit.
Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelën e Juaj nga djegija, ruani shëndetin dhe jetën Tuaj dhe tjetrit, si dhe pasurinë e Kosovës.
Me respekt,
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural