Zjarret në Suharekë vihen nën kontroll, ndihmojnë Prizreni, Rahoveci dhe Mamusha

0
161

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se situata me zjarrin në zonën industriale në Shirokë është në kontroll, falë ndihmës së shpejt nga ekipet e zjarrfikësve të Prizrenit, Mamushës dhe Rahovecit.

Muharremaj tha se gjendja për momentin është në kontroll, por pavarësisht kësaj tha se janë në gjendje gatishmëri për arsye të temperaturave të larta.

Kreu i Suharekës gjatë ditës kërkoi ndihmë nga komunat tjera për shkak të gjendjes serioze me zjarret në zonën industriale në Shirokë të Suharekës.