Në pjesën e parë të javës mbetet shumë nxehtë

0
83
Të nxehtit afrikan që karakterizoj këtë javë të fundit të korrikut, duke se po i vije fundi. Edhe në pjesën e parë të kësaj jave të parë të gushtit mbetet mot shumë i nxehtë dhe kryesisht i thatë.

Nga dita e enjte dhe premte po pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku priten rënie të temperaturave më afër vlerave mesatare, derisa priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel sërish mund të kemi rritje të temperaturave, por jo sikur ditëve të shkuara.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht rreth vlerave të pranueshme, ndërsa orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e vende-vende shkurtimisht edhe në të dobëta. Pluhuri saharian mbetet prezent në ajër, që herë herë do të jetë në koncetrime më të rritura, e që mund të shtyjë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë ende në vlera shumë të larta, e në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.
2.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë, e gjatë ditës dhe me erë.
3.08 – Shumë nxehtë. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës dhe mbrëmjes me vransira kalimtare, por pa gjasa për reshje.
4.08 – Mbetet mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
5.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë nxehtë. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
6.08 – Paradite me kthjellime, ditën priten zhvillime të vransirave e mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C, e maksimalet fillimisht luhaten nga 34C deri në 36C, e nga dita e enjte zbresin në 30C e 28C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 6-15m/s, ditën e hënë edhe me hove deri në 17m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e ditën e enjte me tendencë të rënies.