Luftëtarja e Kosovës

0
122
Era Shatri ka zhvilluar një ndeshje të madhe përballë Maltës. Basketbollistja e Kosovës e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 15 kërcime, katër asistime, katër vjedhje të topit dhe një bllokadë, duke e pasur efikasitetin e ndeshjes 30, apo më të lartën në ndeshje, ku u zgjodh edhe lojtarja më e mirë, që i siguroi Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.
Sa i përket statistikave të efikasitet për ndeshje, Era renditet në vendin e pestë me 16.3 për takime. Para saj janë Petra Orloviq e Qipros me 19, Saranda Daci e Kosovës me 18.3, Claire Melia e Irlandës me 17.5 dhe Alexis Tolefree e Kosovës me 16.8.

Në Evropian, Era shënoi 40 pikë apo dhjetë pikë për ndeshje. Ndërkohë, sa i përket kërcimeve, apo në total kishte 28 kërcime apo shtatë për ndeshje, duke qenë e pesta në Evropian, kurse lidere e padiskutueshme mbetet Saranda Daci me 43 kërcime apo 10.8 për ndeshje.