Historike: Kosova arrin medaljen e dytë

0
52
Xhudistja Nora Gjakova ia sjell Republikës së Kosovës medajen e dytë të artë olimpike. Nora mundi në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, në kategorinë -57kg.

Pas fitores së medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova arrin një rezultat kulmor në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nën drejtimin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vendi ynë arritet të stoliset me dy medalje olimpike.

Suksesi i xhudisteve është edhe një përfaqësim dinjitoz i vendit tonë në ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Kosova në dy olimpiadat sa ka marrë pjesë, ka arritur t’fitojë tri medalje të arta në përgjithësi.