Tuesday, September 21, 2021
BallinaUnë Jam Ti"Anjezë motër, Krusha t'ka prit me iu g'zu sukseseve tua"

“Anjezë motër, Krusha t’ka prit me iu g’zu sukseseve tua”

Anjezë, Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat edhe k’saj vere, me ta ndje aromën që prej mallit shpesh andrrash t’kanë ardh shpija ku u linde e rrugët kah ke ecë me shoqe t’shkollës…
Anjezë motër, Krusha t’ka prit me iu g’zu sukseseve tua e kur nuse t’ishe ba me t’përcjell si nanë madhe e me t’puth n’mes t’ballit, uratën tuj ta dhanë…
Anjezë bijë, t’u pre rruga e malli t’mbeti përgjithmonë i pashuar për njerëzit e zemrës.
Anjezë vajzë malli, “gjatë” ke me pushu n’Krushë e ajo përjetësisht ka me t’përqafue n’krahërorin e saj mbushun dhembje bash si nana f’mijën e saj.
Anjezë lule e bukur, Krushës ja hape dhe një plagë të madhe e neve na e trande shpirtin e kambt na i ke k’put.
Anjezë, shpirti t’pushoftë n’parajsë e familjes Zoti u dhëntë forcë me u përballë me jetën pa ty!

Nga

Blerta Nalli Gashi

Anjeza ndërroi jetë në aksidentin në Kroaci, kur autobusi u rrotullua teksa po vinte nga Gjermania në Kosovë.

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT