Roveri i NASA-s përgatitet që ta marrë mostrën e parë të gurëve në Mars

0
38

Roveri “Perseverance” i agjencisë hapësinore amerikane po bëhet gati që ta marrë mostrën e vet të parë të gurëve në Mars.

Gurët do të merren nga Marsi për qëllime studimore, që shkencëtarët të kenë mundësi ta konstatojnë se a ka pasur ndonjëherë jetë në Mars, shkruan BBC.

Roveri “Perseverance” zbarkoi në “Planetin e Kuq” në muajin shkurt të këtij viti dhe që nga atëherë shkencëtarët vazhdimisht i kanë përdorur pamjet e mbledhura nga ky robot për studime të ndryshme.

Momentalisht, roveri gjendet në një pjesë të planetit ku, sipas të dhënave nga imazhet satelitore, besohet se ka pasur ujë dhe se aty janë mundësitë më të mëdha për të gjetur mikroorganizma, nëse ata kanë ekzistuar.

Shkencëtarët duan të përcaktojnë nëse gurët “Paver” janë me origjinë sedimentare apo vullkanike. Secila prej tyre është interesante, por cilësia e veçantë e shkëmbinjve vullkanikë është se ata mund të studiohen dhe t’i u dihet koha e saktë e krijimit gjatë studimeve në laboratore të sofistikuara, thotë shkencëtari Ken Farley.