PriForum shpall projektet e përzgjedhura për garën Best Pitch këtë vit

0
25

Edicioni i trembëdhjetë i PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”.

Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Mal i Zi, Turqi dhe Mal i Zi) kanë aplikuar me projektet e tyre filmike në këtë garë, ku do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme.

Projektet e përzgjedhura për këtë vit janë:

  1. Project title (English): At Sea
    Project title (Original): Denizde
    Country: Turqia
    Regjisori / Director: Zeynep Köprülü

  1. Project title (English): THE BOAT
    Project title (Original): VARKA
    Country: Maqedonia Veriore
    Regjisori / Director: Arben Thaci

  1. Project title (English): The Sun , The Moon and the Eleven Stars
    Project title (Original): 11 Yıldız, Güneş ve Ay
    Country: Turqia
    Regjisori / Director: Emir  Kulal Haznevi

  1. Project title (English): Made by dust
    Project title (Original): Te bere prej pluhuri
    Country: Shqiperia
    Regjisori / Director: Ajola Daja

  1. Project title (English): 2000: A post-war Odyssey
    Project title (Original): 2000: A post-war Odyssey
    Country: Kosova
    Regjisori / Director: Zgjim Terziqi
  2. Project title (English): Blood and Honey
    Project title (Original): Krv i Med
    Country: Maqedonia Veriore
    Regjisori / Director: Ilija PIperkoski

  1. Project title (English): Lorena
    Project title (Original): Lorena
    Country: Kosova/Italia
    Regjisori / Director: Valon Jakupaj

  1. Project title (English): Fear
    Project title (Original): Strah
    Country: Mali i Zi
    Regjisori / Director: Aleksandar Radunović

  1. Project title (English): Between Earth and Sky
    Project title (Original): Mes Qiellit dhe Tokes
    Country: Shqiperia
    Regjisori / Director: Gledis Bica

Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga trajnime të ndryshme si punëtoria për pitching (prezentim) që do të mbahet nga ekspertet Claudia Landsberger.

Të gjitha projektet e selektuara për prezentim në Best Pitch gjithashtu do të përfitojnë mundësinë e konsulencës profesionale lidhur me aspektin financiar dhe strategjinë e ko-produksionit me një tjetër eksperte të fushës, Linda Beath poashtu nga EAVE.

Gara tradicionale e Best Pitch jep gjithashtu çmime për projektet fituese këtë vit:

  • Çmimi për Audio-post produksion 15 ditë në FOLEYS, dhënë nga kompania: Audio House, Maqedoni Veriore
  • Çmimi për postproduksion – Gradim të ngjyrave dhënë nga kompania: My Country Production, Kosova

Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, që është një platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit.

PriFORUM është komponentë përbërëse e PriFest dhe këtë vit do të mbahet në datat 26-29 gusht, ndërkohë që PriFest do të mbahet me 24-29 gusht. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në mënyrë fizike.

Miqësi. Përgjithmonë. PriFest.