Njohja e patentave, ambasada italiane ka një njoftim të rëndësishëm

0
391

Marrëveshja për patentat me Italinë hyri në fuqi më 12 korrik, por ka vonesa në zbatimin e saj. Sipas ambasadës italiane në Tiranë, vonesa vjen për shkak se është duke u punuar për zgjidhjen e disa problemeve teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës Italiane.

Marrëveshja e njohjes së patentave do të jetë e vlefshme për 5 vite, me palët që në përfundim të këtij afati do të ulen të bisedojnë për rinovim të kësaj marrëveshje.