Fushata e korrje-shirjeve në përfundim e sipër

0
29
Edhe në Komunën e Kaçanikut, fushata e korrje-shirjeve është drejt përfundimit. E Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë përcolli nga afër korrje-shirjet në fshatin Nikaj.
Kryetari Ilazi tha se sivjet fushata e korrje-shirjeve ka qenë e begatë dhe rendimenti ka qenë i mirë. Këtë vit janë angazhuar 14 autokombanjerë, ndërsa rendimenti mesatar i grurit ka qenë 3500 kg ha.
Deri më tani janë korrur 90 % e sipërfaqes së mbjellur me grurë.