Flet Distria Krasniqi

0
27

Xhudistja Distria Krasniqi, ka thënë se ndjehet shumë e lumtur që ka fituar në Lojërat Olimpike në Japoni të vitit 2020.

Ajo në një konferencë për media me xhudistet tjera pjesëmarrëse ka thënë se ka qenë e vështirë për ta mposhtë japonezen, Funa Tonaki.

“E di që Kosova nuk do të shkojë e vetëm me medaljen time në shtëpi, jemi 11 kandidatë nga vendi ynë për në Tokio, Kosova do të ketë edhe ndonjë medalje tjetër. Unë jam shumë e lumtur. Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit dhe gjithë Komitetit Olimpik si dhe familjes sime”.

Krasniqi ka deklaruar se nuk e ka besuar që ka fituar.

“S’e kom besu që u kry kjo ditë, krejt çka dijë është se jam shtrirë dhe i kam mbyllur sytë, nuk mu besojke. Ka qenë kjo ditë kaq me rëndësi që e kam pasur për mua për tërë jetë”, ka thënë ajo.