Ava Max publikon klipin e këngës ‘Every Time I Cry’ (VIDEO)

0
73

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi klipin e këngës “Every Time I Cry”.

Kënga përndryshe është kompozuar dhe shkruar nga Caroline Pennell, Lauren Aquilina, Sean Myer, Henry Walter dhe vet Ava Max.

Artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe të shijojë suksesin e albumit të saj muzikor më të fundit, “Heaven and Hell”.

Ky album të cilin ajo e publikoi në shtator, u ngjit shumë shpejt në majat e klasifikimit në top listat ndërkombëtare, ndërsa ishte albumi i tretë më i dëgjuar i vitit 2020 nga një artiste femër në Spotify.